CHAMPIONS/ Sot luhen dy ndeshjet e radhës, spikat Inter – Liverpool

Champions League vazhdon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt dhe sonte në program janë dy ndeshje mjaft interesante, që nisin prej orës 21:00.

Sigurisht që vëmendjen kryesore e merr dueli mes Interit dhe Liverpool, në stadiumin “San Siro”. Anglezët shikohen si favoritë, por kampionët e Italisë do bëjnë gjithçka të kualifikohen në çerekfinale.

Takimi tjetër i kësaj mbrëmje në Champions League zhvillohet në Austri. RB Salzburg sfidon kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich, që konsiderohen si favoritë absolutë. /albeu.com


Shtuar 16.02.2022 08:48