4 opsionet e mbrojtjes që Juventus po shqyrton

Sipas Tuttosport, gjermani Antonio Rudiger (29 vjeç) mbetet dëshira e madhe e Juves. Sigurisht, duke pasur parasysh konkurrencën ekzistuese dhe dëshirën e lojtarit për të marrë një pagë të lartë, klubi është detyruar të hapë gamën e tij dhe të përfshijë të paktën tre kandidatë të tjerë.

Kjo treshe do të drejtohej nga Nikola Milenkovic, një qendërmbrojtës serb 24-vjeçar që vazhdon të shkëlqejë me Fiorentinën dhe i cili, nga sa u tha, duket më shumë se i gatshëm të ndryshojë ekip. Pas ballkanasit do të shfaqeshin zvicerani Manuel Akanji (Borussia Dortmund, 26 vjeç) dhe braziliani Gleison Bremer (Torino, 25). /albeu.com/


Shtuar 6.04.2022 16:37