Mot me diell dhe vranësira, si do të lëvizin temperaturat sot
Vendi ditën e sotme pritet të karakterizohet nga një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb do të ketë vetëm disa vranësira kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje.

Ndërkohë temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5ºC në relievet malore deri në 10ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.

Shtuar më 07/05/2020, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori