Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, si do të jetë koha në vazhdim
Që prej fundjavës kanë mbizotëruar temperaturalarta të cilat pritet të na shoqërojnë edhe gjatë kësaj jave.

Sipas parashikimit të Meteoalb do të vijojë ndikimi i masave ajrore nga jugu i detit Mesdhe dhe veriu i Afrikës duke bërë që vendi jonë të mbetet me kthjellime dhe temperaturalarta deri në fundjavë. Zonat malore gjatë mesditës së sotme do të kenë rrebeshe afat-shkurtër shiu, nuk përjashtohet mundësira për brreshër.

Temperaturat e ajrit, duke filluar që ditën e mërkurë rriten gradualisht duke bërë që në fundjavë të ngjiten mbi 38°C.



Shtuar më 11/06/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori