Mot i ngrohtë dhe i qëndrueshëm në vendin tonë
Kushtet e qëndrueshme të motit do të dominojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë duke bërë që kthjellimet të jenë prezent. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen kalime vranësirash të lehta në zonat malore.

Po ashtu edhe pasditja do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulta ndërsa zonat malore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqerojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita nuk do të sjellë shumë ndryshime të tyre. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe verilindja ndërsa në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë./Albeu.com/
Shtuar më 29/10/2016, ora 07:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori