Mot i keq perfshine gjithe Shqiperine
Pëlqej
Albeu.com
Dhjetëra makina janë bllokuar në aksin rrugor, nga Kukësi në drejtim të Qafë Malit, ku trashësia e dëborës në disa zona ka arritur në rreth 40 cm. Në qytetin verior të Kukësit, trashësia e dëborës ka arritur deri më tani në 30 cm.
Zona me më vështirësi, haset në kthesën e Kalimashit, një fshat në dalje të qytetit verilindor. Të bllokuara nga bora janë edhe 9 komuna të Kukësit.

Kështu, janë bllokuar nga bora, komuna e Ujmishtit, Bushtricës, Grykë Çajë, Kalisit, Arrën, Zapotit, Currajt, etj. Ndërkohë e rënduar është edhe situata në qytezën e Hasit, ku aksi kryesor rrugor aktualisht është i bllokuar. Në ndihmë të rrethi 40 makinave të bllokuara, janë vënë borëpastrueset.


Durrës, ndërpriten udhëtimet në det; borë në Kukës dhe në Pukë

Moti i keq i përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, gjatë orëve të fundit. Në portin bregdetar të Durrësit, janë bllokuar të gjitha lundrimet në det, për shkak të stuhive dhe dallgëve të mëdha të detit, të cilët kanë arritur deri në 9 ballë. Një anije e ankoruar në port, e quajtur Aurelia ka këputur litarët, duke u përplasur me një peshkarexhë aty pranë.

Ndërsa zonat veriore, janë përfshirë nga dëbora e dendur. Në Qafë Mali,trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm. Bora ka përfshirë edhe zona të Kukësit dhe të Pukës. Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, deri në -4 gradë celsius. Në qytetin e Kukësit erërat e forta kanë rrëzuar disa shtylla elektrike, për pasojë është ndërprerë dhe energjia elektrike. Gjithashtu mësohet se stuhia ka shkaktuar dhe dëme në catitë e disa shtëpive. (start)
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori