Moti i keq vijon edhe sot në të dyja brigjet e Adriatikut.
Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është
nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00, ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me një vonesë dyorëshe,
ndërsa ka
nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.
Deti regjistron
forcën 8 ballë të shkallës Boufort dhe nesër situata do të vazhdojë e njëjtë, por era do të ndryshojë drejtim. Ajo do të fryjë në drejtimin veriperëndim duke sjellë dhe ulje temperaturash,
ndërsa deti do të ketë
forcën 7 ballë.
Kjo situatë detare ka pezulluar përkohësisht nisjen e lundrimeve për
anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm në Adriatik, përfshirë këtu dhe
anijet e peshkimit.
Shtuar më 22/12/2019,
ora 13:57