Mospërmbushja e detyrimeve, AKBN masa ndaj subjekteve minerare
Pëlqej
Ne kuadrin e monitorimit te aktivitetit minerar ne vend, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, ka marre nje sere masash ne zbatim te legjislacionit minerar.

"Masa te marra ndaj subjekteve minerare te cilet nuk kishin permbushur detyrimin per depozitimin e garancise per rehabilitimin e mjedisit. Numri i lejeve te propozuara për revokim është 182 leje për mospagesat e garancive për vitet 2011-2012 totali i shumës se papaguar 88.613.837 leke ose rreth 868.763 USD prej te cilave aktualisht janë revokuar 90 leje minerare." thuhet ne njoftim.

Mungesa e Garancisë se Rehabilitimit te Mjedisit
Propozim për revokim 182
Revokuar 90
Pezullim Aktiviteti 109

2. Masa te marra ndaj subjekte minerare te cilët nuk kishin përmbushur detyrimin e raportimeve periodike
Periudha Nr. Subjekteve Vlera e Masave administrative(000/leke)
Tetor – Dhjetor 2013 480 51.700
Janar – Gusht 2014 358 62.600
Propozim për revokim 94
Pezullim Aktiviteti 38
Shuma 882 125.100

Për këto subjekte është marre dhe masa pezullimi aktiviteti deri ne plotësimin e detyrimeve sipas Ligjit 10304 date 15.07.2010. Janë informuar Ministria e Rendit, Perfekti i Qarkut, Drejtoria e Tatimeve dhe ne vazhdim do te procedohet me propozimin për fillimin e procedurave te revokimit nëse nuk sjellin programin për rinovim.
Gjate vitit 2014, subjektet qe ushtrojnë aktivitetin minerar ne Republikën e Shqipërisë, kane përmbushur detyrimet për raportimin vjetor për Planin e Punës pranë A.K.B.N.-se.
Shtuar më 03/09/2014, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori