Mospërfshirja në lista, Krasniqi heq dorë nga posti i sekretarit politik në FRD
Mospërfshirja në listën për deputet dhe zhvillimet e brendshme në Frymën e Re Demokratike, kanë çuar sekretarin Politik të FRD-së Afrim Krasniqi të heqë dorë nga ky funksion. Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi e ka cilësuar këtë vendim si të arsyeshëm dhe te moralshëm.


"Pershendetje miq! Deshiroj tju ve ne dijeni se ne rrethanat specifike qe lidhen me zhvillimet e brendshme ne FRD dhe faktit se nuk u gjet dakordim per perfshirje ne listen zyrtare te kandidimit, e gjykoj te arsyeshme dhe te moralshme te mos jem edhe me tej ne funksionin e Sekretarit Politik te FRD. Ky vendim personal dhe korrekt per standardet e demokracise qe une besoj dhe ndjek, natyrisht nuk cenon dhe as nuk ve ne diskutim angazhimet e mia te metejshme politike ne FRD dhe ne fushaten per zgjedhjet parlamentare." shkruan Krasniqi ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori