Moska pa komente për projektrezolutën e re për Kosovën, Beogradi e hedh poshtë
Albeu.com
Ndërsa Beogradi ka hedhur poshtë edhe projektrezolutën e re për Kosovën të vendeve perëndimorëve në Këshillin e Sigurimit të KB, Moska zyrtare ende nuk dëshiron të komentojë propozimin e ri, duke thënë se ende nuk ka propozim zyrtar.Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica sot ka hedhur poshtë projektrezolutën e re të vendeve perëndimore, sepse siç është shprehur, ajo paraqet "përgatitjen e pavarësisë së krahinës". "Kosova nuk do të jetë e pavarur. Këtë fakt nuk mund ta ndryshojnë zyrtarët amerikanë me deklarime të përditshme se angazhohen për pavarësinë e krahinës", thuhet në një komunikatë të Koshtunicës që e tramensmetojnë mediat e Beogradit. Koshtunica është kërcënuar se "çdo vend që do të mbështesë tentativën që nga Serbia të rrëmbehet Kosova duhet të llogarisë në përkeqësimin e marrëdhënieve të ndërsjella".
Shtuar më 12/07/2007, ora 15:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori