Mosbindje civile e trazira, Rama kërcënon demokratët me 21 Janarin
Ditën e sotme në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur ashpër në Kuvend në lidhje me protestat e opozitës si dhe për reformënDrejtësi.

Ndër të tjera Rama deklaroi se nuk e ka harruar as 21 Janarit duke shtuar se Reforma për Drejtësi po vazhdon dhe përgjegjësit do të burgosen.

"Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi.

Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë 21 Janarin e Gërdecin i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi", tha Rama. /albeu.com/





Shtuar më 05/04/2018, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori