Mosbindja civile paralizon vendin, akset kryesore bllokohen nga protestuesit (FOTO LAJM)

Ka nisur mosbindja civile e cila ka bllokuar disa nga akset më të rëndësishme në vend.

Fillimisht aksi i parë që është bllokuar është kryqëzimi i Vorës.

Mësohet se qytetarët të shoqëruar edhe nga Basha kanë në ndarësen e autostradës dhe nuk kanë lejuar kalimin e automjetëve.

Policia është pranishme në largësi por deri tani nuk ka ndërhyrë në shpërndarjen e tubimit, edhe pse e ka konsideruar të paligjshëm.

Gjithashtu është bllokuar qarkullimi në akset; kryqëzimi i Milotit, Kryqëzimi i Çermës, i Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan është bllokuar. /albeu.com/

Shtuar më 05/04/2018, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori