Mosbesimi mes palëve mban peng integrimin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu gjatë një vizite në Elbasan deklaroi sot se boshllëku i besimit mes partive politike është përgjegjës për krizën dhe ka kontribuar në refuzimin e statusit.

"Kur ka vullnet të mirë, palët e gjejnë gjuhën e mirëkuptimit, por kjo nuk ka një vijimësi të njëtrajtëshme, gjë që rrit tensionet e kostot politike në kurriz të vendit që aq shumë e vlerëson dhe e dëshiron hyrjen në familjen europiane e më gjerë", ka deklaruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori