Mos u nisni për plazh! Kaos i paparë në autostradën Tiranë-Durrës
I nxehti tropoikal që ka pushtuar vendin po detyron qytetarët të pushtojnë bregdetet.

Por për ata që e kanë lënë për ditën e sotme, duket se e kanë kaluar një pjesë të mirë të kohës së tyre në rrugë.

Siç edhe duket nga pamjet dhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale, autostrada Tiranë-Durrës është në kaos të plotë.

Trafiku i makinave është kilometrik dhe duket sikur ka përfshirë të gjithë autostradën.

Në orët e pasdites pritet që fluksi i kthimit drejt kryeqytetit dhe trafiku të jetë edhe më i madh. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori