"Mos u merr me dasmën time se...": Malaj publikon mesazhet e Veliajt ndaj Bechettit
Mbrëmja e djeshme ka pasur deklarata të forta në Opinion, ku personi që ka nxjerrë në dritë shumë detaje të panjohura ka qenë ish-ministri i Financave Arben Malaj.

Pasi zbuloi se Balla e ka kërcënuar për heqjen nga Banka e Shqipërisë për shkak të kritikave ndaj Veliajt, ai ka treguar një tjetër version për gjyqin ndaj Francesco Becchetit.

Malaj tha se taksapaguesit shqiptarë duhet t’i paguajnë gjobën 110 milionë dollarë Francesco Becchetit, pasi biznesmeni kishte marrë mesazhe kërcënuese nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Madje Malaj theksoi se i disponon tre mesazhet që Veliaj i ka dërguar Becchetit, ku në një prej tyre i kërkonte "të mos merrej me dasmën e tij".

Pjesë nga deklaratat:

Arben Malaj: A e dini ju që gjoba 110 milionë dollarë që do paguajnë taksapaguesit e varfër shqiptar për Becchetin është e bazuar në mesazhet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt që kërcënoi një media të pavarur …e dini këtë apo jo …110 milionë…po gjoba që do i vij Shqipërisë

Blendi Fevziu: Përse me mesazhet…jo se dija këtë?

Arben Malaj: Ti jap unë 3 mesazhet tani të Erion Veliajt që i ka dërguar atij …mos u merr me dasmën time, mos më bë armik se unë të bëj…

Blendi Fevziu: Këto mesazhet janë përdorur si argument thoni ju

Arben Malaj: Po në çdo gjykatë ndërkombëtare kur kërcënohet një biznes nga politikan është menjëherë i fituar… Po këta janë kalamaq janë të vegjël nuk e dinë çfarë është përgjegjësia ligjore.

Kuvendi vendosi sot shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, vendim që u propozua pak ditë më parë me firmën e vetë kryeministrit Rama.

72 deputetë votuan pro shkarkimit të ish-ministrit të Financave, gjë e cila tregon se socialistët kanë qenë të ndarë lidhur me këtë vendim. /albeu.com/
Shtuar më 19/12/2019, ora 12:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori