Mos u çudisni! Edhe në shtëpinë e Blendi Fevziut ligjin e bën gruaja
Blendi Fevziu, një ndër moderatorët më të njohur në Shqipëri, mbrëmjen e sotme ishte në “Shiko kush Luan".

Ai tregoi se intervista më e bukur politike në karrierën e tij ka qenë përballja e Fatos Nanos dhe Sali Berishës në vitin 2002.

Qeveria duhet të ndërrohet dhe në pushtet duhet të vijnë njerëz që mendojnë për vendin dhe prosperitetin.

Pyetje: Çfarë do të doje tani për vendin në këtë situatë poltike?

Favziu: Të ikë qeveria. Besimin apsolut e shqiptarëve tek qeveria, partitë të mendojnë për vendin dhe jo për vete.

Pyetje: Cilët janë tre personazhe që do doje ti intervistoje gjithmonë?

Favziu: Janë dy ish-mbretëresha me të intervistat e të cilave jam magjepsur, Jusuf Vrioni përkthyes, këto të dy kanë ndërruar jetë dhe Ismail Kadare

Sigurisht që në shtëpinë e Blendit, gruaja ka gjithmonë të drejtë dhe ai është babi që u thotë vajzave gjithmonë “Po”.

Të ardhmen e vajzave ai e sheh jashtë Shqipërisë sepse sipas tij ky është një vend shumë maskilist në raport me femrat.

Përsa i përket udhëtimeve që janë edhe pasioni i tij, Blendi tregoi se mund të niset në çdo orë dhe çdo moment në udhëtim. /albeu.com/
Shtuar më 19/10/2019, ora 21:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori