Mos u bëni gati për plazh, moti s'ka ndërmend të përmirësohet
Moti i keq me reshje shiu, rrufe e temperatura të ulëta për stinën ku jemi nuk ka të ndalur.

Nga parashikimi i fundit i realizuar nga IGJEUM-i, edhe ditën e nesërme, situata e kohës do të jetë e njëjta si sot, pa ndonjë ndryshim.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve reshjet priten të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet Elbasan dhe Korçë pritet të ketë reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive në qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të kufizuara të çdo qarku reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në pjesët kodrinore-malore kryesisht nesër pasdite dhe në mbrëmje.

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 23 °C

në vendet e ulëta: 17 / 22 °C

në vendet malore: 10 / 18 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë).

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër s’ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). /albeu.com/

Shtuar më 26/06/2018, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori