Mos të guxojë njeri të negociojë me Ramën! Studentët janë të prerë në kërkesa
Studëntët kanë përsëritur sërish faktin se nuk duan të dialogojnë me asnjë, thjesht duhet që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre.

Ata nuk i besojnë Ramës dhe ministrave të tij nisur edhe nga shembujt e mëparshëm ku pasi janë ulur në negociata, protestat janë kompromentuar.

Fillimisht ata u mblodhën tek Korpusi dhe më pas vijuan rrugën për të ministria e Arsimit, ndërsa kanë përsëritur njëzëri se nuk duhet të guxojë askush që të ulet të flasë me Ramën.

"Ua kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog deri sa të plotësojnë kërkesat tona. Të gjithë do të jemi nesër në Tiranë dhe do të shihet se çfarë do të ndodhë.Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook", shprehen ata.

Rama ka njoftuar një dialog me studentët në orën 11:00 me qëllim sfumimin e protestës dhe krijimin e idesë se po i dëgjon ata ndërkohë që të fortët e forumeve partiake kërcënojnë studentët në shesh. /albeu.com/
Shtuar më 10/12/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori