Mos prisni pranverë! Parashikimi i frikshëm i motit për muajin Mars
Meteorologët italianë kanë një lajm të keq për Mesdheun.

Ndërkohë që shiu, dëbora e temperaturat nën zero kanë pushtuar vendin, meteorologët parashikojnë që më e keqja akoma nuk ka ardhur.

Sipas tyre Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Meteorologët thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji.

Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori