Mos mi luaj ato duar se e di ku ti fus?! Plas sherri mes demokratit dhe deputetes socialiste
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit për demokratin Florion Mima pasi pretendon se ky i fundit ka fyer rëndë deputeten socialiste Blerina Gjylameti.

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Marrëveshjen me CEZ, deputeti demokrat pretendohet se ka përdorur një gjuhë të rëndë fyese ndaj socialistes Gjylameti në momentin kur kamerat nuk kanë qënë prezente dhe brenda mbledhjes nuk ka patur gazetarë. Mirëpo askush nga të pranishmit më parë nuk guxoi të pohonte fjalët e deputetit demokrat.

Burime për newsbomb.al kanë zbuluar se çfarë i tha Mimo-Gjylametit. “Mos mi luaj ato duar ashtu se e di ku ti fus!”, i ka thënë deputeti demokrat. Gjylameti po komunikonte me gjeste me Florion Mimëm. /Albeu.com/
Shtuar më 27/01/2017, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori