Biden: Mirëpresim refugjatët ukrainas

Presidenti amerikan Joe Biden është zotuar të vazhdojë furnizimin me armë, ushqime dhe para për të ndihmuar Ukrainën.

Biden tha se SHBA do të “mirëpresë refugjatët ukrainas me krahë hapur”, përmes një postimi në Twitter.

Kujtojmë se Biden tha se SHBA po siguronte “dhjetëra mijëra tonë furnizime humanitare” në baza ditore.

Të premten, Biden nënshkroi një paketë shpenzimesh emergjente që parashikonte 13.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, rreth gjysma e së cilës ishte për ndihmë ushtarake.

Të hënën, CNN raportoi gjithashtu se administrata Biden po shqyrtonte përshpejtimin e procedurave të emigracionit për ukrainasit e zhvendosur me lidhje me SHBA.


Shtuar 15.03.2022 09:27