Mos ju gëzoni diellit, sot pasdite dhe nesër rikthehet shiu (FOTO LAJM)

Paraditja e sotme ka qenë me diell në pjesën më të madhe të vendit, por situata do të ndryshojë në orët në vazhdim.

Sinoptikanët paralajmërojnë për rikthim të reshjeve gjatë orëve të pparadites së nesërme.

Sipas Institutit te Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) gjatë pasdites së sotme dhe nesër në mesditë priten reshje të dobëta në disa qarqe të vendit.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.21) dhe nesër në mesditë (e martë, dt.22) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin, ndërsa në disa qarqe të jenë lokalisht deri mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjatë pasditeve mund të ketë lokalisht edhe shtrëngata, kryesisht në terrenet kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.22) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 30°C
në vendet e ulëta: 18 / 28°C
në vendet malore: 10 / 24 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.21) dhe nesër (e martë, dt.22) era pritet të fryjë mesatare.

Shtuar më 21/05/2018, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori