Mos iu gëzoni ujljes së temperaturave, kur kthehet "ferri"
Nga dita e djeshme tempeturat e ajrit kanë qenë më të ulta duke dalë kështu nga i nxehti i madh që shoqëroi javën e shkuar.

Kjo situatë do të vijojë deri në fundjavë, ku pas saj pritet rikthim i tempeturave të nxehta.

Moti do të sjellë surpriza të këndshme këtë fundjavë, për të gjithë ata qytetarë që janë lodhur nga i nxehti i tmerrshëm i ditëve të fundit.

Java tjetër pritet të jetë sërish me temperatura ekstreme, duke rikthyer edhe njëherë të nxehtin afrikan në vend.

Njoftimi i Meteoalb
Dita e premte si edhe fundjava PARAQITEN në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, më të dukshme në zonat malore. Parashikohet që edhe java tjetër të jetë në ndikimin e motit të kthjellët duke qenë se priten sërish masa ajrore me origjinë Afrikane.

Temperaturat e ajrit do te VIJOJNE rritje graduale ne te dy vlerat termike ditore duke bere qe termometri te shenoje ne fundjave nga 10⁰C mengjesi deri në 35⁰C mesdita.
Shtuar më 15/08/2019, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori