Ish-lojtari u nda nga jeta pak ditë më parë, policia po heton shkakun i cili dyshohet të jetë rrënqethës

Lojtari i kombëtares së Kongos, Jody Lukoki, i cili filloi karrierën e tij në Ajax, ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

Lukoki ishte së fundmi në rezervat e FC Twente, pasi kishte nënshkruar qershorin e kaluar, por nuk kishte luajtur pasi pësoi një dëmtim të rëndë në gju gjatë stërvitjes parasezonale.

Ai gjithashtu luajti për Ajax, SC Cambuur, PEC Zwolle, Ludogorets Razgrad II, Ludogorets Razgrad dhe Yeni Malatyaspor.

Sipas gazetës holandeze “Het Parool”, Lukoki pësoi një atak në zemër në një spital në Almere pasi u rrah nga anëtarët e familjes së tij gjatë një debati. Vdekja e tij është nën hetim të policisë./ h.ll/albeu.com