Mos harroni çadrat, reshje të denduara në gjithë territorin
Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje të denduara në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës. Gjatë pasdites intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 11°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -2°C në 02°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 05°C.
Shtuar më 08/01/2021, ora 08:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori