Mos Europë, moj ku*vë e motit!
Nga Bledi Lumani

Kur Muç Nano i tha pijanec Dash Shehit gjatë një emisioni nja dy muaj më parë, të majtë e të djathtë iu hodhën në grykë, në mbrojtje të “pijanecit” Dash, me argumentin se nuk ka asgjë të keqe të kesh qejf pijen. Rëndësi ka të jesh i ndershëm dhe i pakorruptuar.

Kjo gjë mu kujtua mbrëmjen e djeshme, sapo nisën akuzat ndaj kreut të KE-së, Juncker, se ai është pijanec, menjëherë pas deklaratës se zgjedhjet vendore duhet të mbahen më 30 qershor.

“Pijaneci” i ndyrë Juncker, që mezi i mbaheshin këmbët dhe bëri gafën e madhe të ngatërronte prillin me qershorin, si pasojë e alkoolit, avujt e të cilit i dilnin nga flegrat e hundës, kishte thënë diçka që i vjen në ndihmë Ramës dhe duhet të kryqzohet.

Madje jo vetëm si pijanec, por edhe si homoseksual, që puth meshkujt e botës pas çdo takimi, si me qenë femra.

Njësoj si “kurva” Mogherini, që “puthet” në buzë me Ramën.

Apo si “kurvari” Fleckenstein, që vjen në Shqipëri për femra dhe orgji.

Apo si “kokëkuqja” Romana Vlahutin e “kinezi” Donald Lu.

Për fat janë këta politikanët dhe analistët tanë syçelë, që na iluminojnë dhe na tregojnë gjithë “pisllëqet” e këtyre euro-amerikanëve, që duan t’i bëjnë gjëmën Shqipërisë, me paratë e pista të Ramës dhe të Sorosit.

Ndaj sa të kemi Tit Vasilin me Nard Ndokën e shokë, jemi të qetë.

S’ka ç’na duhet “Evropa, kurvë e motit” dhe këta zyrtarucët e Brukselit, që gjithmonë ia kanë pasur me të futur Shqipërisë.

Ka burrat e vet të shtetit, ky vend, që luftojnë nga mëngjesi në darkë, për mirëqënien tonë.

Dhe për demokraci e për votë të lirë, vetëm se për dreq, kërkojmë të mësojmë nga Europa, po jo nga këta që drejtojnë Europën, se këta o janë pijanecë, o të degjeneruar, o të korruptuar.

Ndoshta ka ardhur koha, që dhe drejtuesit e Europës t’i zgjedhim ne, se i zbulojmë më kollaj se këta europianët e leshtë, të korruptuarit, pijanecët e kurvarët, si puna e Juncker apo Mongherini.

Pastaj punët do të ecin vaj edhe në Europë, ashtu si në Shqipërinë e ndershme mëmë!
Shtuar më 12/06/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori