Mos e humbisni këtë show, ja makinat super luksoze dhe Vip-at botërorë që do zbarkojnë këtë verë në Tiranë (FOTO LAJM)

Maratona 4.800 kilometra e makinave super lukzose, “Gumball 3000”, e cila është kthyer tashmë në traditë që prej vitit 1999, këtë verë do të bëhet edhe në Tiranë.

Maratona e cila do nisë me 1 korrik nga kryeqyteti i Letonisë, Riga, për të vazhduar drejt Varshavës, Budapestit, Dubrovnikut, Tiranës dhe Athinës, për të mbyllur këtë turn në ishullin grek të Mikonos me datë 8 korrik.

Pjesëmarrëse do jenë mbi 100 makina tejet luksoze të markave më prestigjioze si Bugatti, Ferrari, Lamborghini, Lotus, Mercedes-AMG dhe modele tjera të modifikuara, të cilat do arrijnë në Tiranë mes datave 1-8 korrik, duke dhuruar një spektakël të veçantë.

Në grupin e pilotëve do të jenë edhe personazhe me famë botërore nga muzika, kinematografia dhe sporti. Vitin e kaluar kësaj maratone iu bashkua edhe kampioni i “F1” Leëis Hamilton. Disa nga emrat e tjerë të njohur që i janë bashkuar maratonës “Gumball 3000”, janë Snoop Dogg, David Hasselhoff, Jason Statham, Idris Elba dhe David Guetta./Albeu.com/

Shtuar më 29/03/2017, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori