Mos e harroni çadrën! Moti i keq dhe shiu do na shoqërojë edhe në fundjavë
Gjatë fundjavës në vendin tonë nuk do të mungojnë reshjet e shiut. Megjithatë paraditja e së shtunës do të paraqitet me kthjellime.

Prej së hënës reshjet do të ndalen duke ja lënë vendin kthjellimeve.

Paraditja e ditës së shtunë do të paraqitet me mot të kthjellët, por në orët e vona të pasdites të ditës së shtunë do të kemi rikthim të vranësirave dhe reshjeve të shiut. Gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe mëngjesin e së dielës parashikohet që të kemi shira mesatar në të gjithë territorin.

Sipas sinoptikanëve, shirat nuk do të mungojnë përgjatë 15 ditëve të para të muajit nëntor, e pranueshme për stinën në të cilën ndodhemi.

Sa i përket temperaturave të ajrit sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të lehta, të cilat do të variojnë nga 4 deri në 19 gradë.
Shtuar më 08/11/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori