"Mos e dridh si Likja", Rama i përvishet komentuesit: S’ka dridhje por...
Kryeministri Edi Rama pas “shënimit” që postoi si përgjigje ndaj kërkesës së Metës për “qeveri besimi” ka gjetur kohë edhe të replokojë me komentuesit të cilët herë e lavdërojnë, herë e kritikojnë e herë e “thumbojnë”.

Si gjithmonë Rama zgjedh komentet më pikantë dhe vendos të replikojë me to.

Komentuesi: E shkruajte vetë këtë apo ta shkruajti Fuga? 😂
Se deri dje hyje ne zgjedhje pa opoziten ti zotrote, sot qenke gdhirë i gatshëm per dialog.

Rama: Genti, une kam shkruar shqip dhe s’kam une faj qe ti e lexon shqup

Qytetari: Kryeminister. Me duket se ke filluar po behesh politikan karriere .Se te jet per popullin te gjithe e dine qe dialogu per te permirsuar jeten tone behet ne Parlament, as ne restorant dhe as te cadra.

Keshtu qe qendroi atyre qe ke then mos e dridh si “Likja”.Lere PD te cadra se dhe atje e ka shume dhe vazhdo puno per hallet e popullit dhe jo per hallet e Saliut.

Rama: Eri Al, ma ler mua te mbaj hallet e popullit ne kurriz se e kam per detyre, ti lexoje prape cfare kam shkruar dhe do te kuptosh qe s’ka as dridhje as dredhje, po zgjedhje ne 18 qershor./albeu.com/


Shtuar më 04/04/2017, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori