Mos e beso po deshe: Veliaj deklaron 10 herë më pak shpenzime fushate se Safet Gjici
Zgjedhjet e këtij 30 qershori u paraprinë nga fushata të shumta elektorale nga ana e maxhorancës.

Të gjithë kandidatët e PS, kanë deklaruar shumat e shpenzimeve për fushatata.

Ajo që bie në sy është se kandidatët e PS në Vlorë apo Kukës, kanë shpenzuar 10 fish më shumë se Erjon Veliaj në Tiranë. Ekspertët thonë se deklarimet nuk janë reale, ndërsa KQZ shprehet se do të kryejë verifikime brenda këtij viti.

Partia Socialiste ishte garuesja kryesore në 30 qershor, ndërsa Bindja Demokratike partia që u përpoq ta rivalizonte në bashkitë kryesore në vend. Por shifra që kanë shpenzuar dy partitë në fushatë, nuk janë të përafërta.

Edhe pse e vetme në garë në gjysmat e bashkive të vendit, PS ka deklaruar 800 milionë lekë të vjetër shpenzime, ndërsa partia e Astrit Patozit, vetëm 3 milionë lekë.

Për herë të parë në këto zgjedhje, vec partive, shpenzimet personale për fushatë, kanë deklaruar edhe kandidatët. Ajo që bie në sy në shifrat e Partisë Socialiste, është se Erjon Veliaj që garoi në bashkinë më të madhe, ka deklaruar shpenzime fushatë 10 herë më të vogla se Dritan Leli në Vlorë, apo Safet Gjici në Kukës, transmeton abcnews.al.

Veliaj deklaron 2.5 milionë lekë kosto elektorale, duke u renditur si kandidati socialist me më pak shpeenzime. Shifrën më të fryrë e ka Dritan Leli në Vlorë me 31 milionë lekë, i ndjekur nga Gjici në Kukës me 28 milionë. Eskpertët thonë se këto shifrat nuk janë reale.

Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi thotë se raportet do të hetohen brenda vitit.

Gjithësesi, palët bien dakord se fshehja e financimeve duhet të luftohet me një kuadër ligjor më të mirë, qoftë edhe në kuadër të reformës zgjedhore. /abcnews.al



Shtuar më 22/10/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori