Mos e beso po deshe, ka 12 vite që ka ndërruar jetë, "ringjallet" në votimet e 30 qershorit
Edhe pse nga ministria e brendshme u tha se është bërë një punë shumë e mirë me listat shumëemërore të personave me të drejtë vote, në KZAZ e Vorës përsëritet fenomeni i të vdekurve që rezutojnë në lista për të votuar.
Në një raportim për News24, nga shkolla ‘Isa Boletini’ në Vorë, gazetarja Klodiana Lala tha në listat e zgjedhësve janë konstatuar se janë të listuar emrat e personave të cilët kanë
ndërruar jetë vite më parë. Ndërsa tha se janë identifikuar 2 prej të
ndjerëve, për arsye etike ajo nuk preferoi të bëjë publikë emrat e tyre, ndërsa theksoi se një prej të
ndjerëve ka
ndërruar jetë 12 vite më parë.
Shtuar më 30/06/2019,
ora 16:49