Sëmundje dredharake! Çfarë e shpëtoi nga kanceri, mamin e Neda Karafilit?

Neda Karafili Balluku këtë të mërkurë ishte e pranishme në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçinku u diskutua për ngjarjet më të zhurmshme të muajit tetor. Një nga pikat ku u ndalën ishte edhe ndërgjegjësimi i vajzave e grave gjatë këtij muaji për të bërë mamografinë dhe kontrollet e nevojshme të gjirit.

Një lajm shumë i mirë që erdhi nga fushatat e ndërgjegjësimi është se për shkak të tyre mundën të realizoheshin 9 mijë mamografi.  Neda u ndal dhe rrëfeu se nëna e saj pikërisht nga fushata ndërgjegjësuese arriti të bënte kontrollin dhe kapi në kohë kancerin e gjirit për ta parandaluar dhe kuruar.

“Unë kam një histori shumë personale me kancerin e gjirit, mamaja ime ka vuajtur nga kjo diagnozë dhe ishte rasti ideal i asaj që ne mundohemi të ndërgjegjësojmë njerëzit. Beje ekon dhe mamografinë sepse nuk i dihet… dhe ime më bëri një eko, një mamografi vetëm për hir të dnërgjegjësimit që ndjente, pa patur absolutisht asnjë histori familjare të asnjë lloj kanceri jo vetëm të gjirit dhe vetëm nga vizita për shkak të ndërgjgjësimit u arrit të kapehj në fazat më të hershme, fillestare. Ishte një shpëtim jetim jete në mënyrë… mrekulli thonë, por nuk është mrekulli se të gjithë e kemi veten në dorë për ta shpërtuar nga kjo diagnozë dhe sëmundje shumë dredharake”.


Shtuar 3.11.2021 18:45