Beckham: CR7 është një nga lojtarët më të mirë në botë gjatë 15 viteve të fundit së bashku me Messin

David Beckham shpreson se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United.

“Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në botë në 15 vitet e fundit së bashku me Leo Messin. Shpresoj që ai të qëndrojë në Manchester United, është e rëndësishme për tifozët.

Është e rëndësishme për të dhe ne të gjithë e dimë se sa shumë do të thotë Manchester United për të. Ai ende bën atë që bën më së miri, shënon dhe krijon raste.

Ajo që ai bën në atë moshë është vërtet e pabesueshme. Kështu që shpresojmë se do të vazhdojë dhe ai do të qëndrojë edhe për një apo dy vjet”, tha ish-mesfushori i Manchester United. /albeu.com/