Mos bëni plane për plazh nesër! Ja zonat ku do të ketë rrebeshe shiu
Nëse keni bërë plane për plazh apo pushime ditën e nesërme, kemi lajmë të këqija për ju.

Ashtu siç ishte lajmëruar nga sinoptikanët, ditën e nesërme pritet që vendi të pushtohet nga reshje shiu nga mëngjesi e deri në darkë.

Metoalb bën me dije se që sonte në orët e vona të mbrëmjes priten reshje shiu të cilat nesër do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

SHIRAT E SË DIELËS:

Në mesnate një sistem vranesirash vendoset mbi territor duke gjeneruar shira fillimisht në veriperendim dhe gradualisht në gjithë vendin.

Zonat me problematike janë veriperendimi, perendimi dhe qendra e territorit ku gjateë natës dhe orëve të para të mëngjesit do të ketë edhe rrebeshe shiu ndërsa shira të paket, në zonat lindore – juglindore.

Shirat pakësohen gjatë paradites por në mesdite vranësirat fuqizohen duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiuzonat qëndrore.

Vranësira dhe shira të dobët mbeten prezente në bregdet dhe zonat e ulëta deri në mbrëmje (zonat dhe orët me problematike paraqiten në hartat me poshtë). /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2017, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori