Dashuria e nënës apo e babait? Përgjigjet Lira Gjika: Cila është më rëndësishme

Koha cilësore që prindërit kalojnë me fëmijët e tyre është një nga çështjet kryesore me rëndësi për të githë prindërit.

E ftuar në një emision televiziv, pediatrja e mirënjohur Lira Gjika ka dhënë këndvështrimin e saj në lidhje me të qenit prezent në jetën e fëmijës duke mos u kushtuar vëmendje dhe të qenit prezent në një kohë të reduktuar duke patur komunikim me fëmijën.

Ja si përgjigjet z. Gjika:

“Unë jam kundra me termin kohë cilësore, është një term abuziv sepse dhe kur s’jemi me fëmijën, mënyra si sillemi me ta kur jemi prezent, apo mënyra sesi e shpjegojmë mungesën si dy njerëz të ndryshëm që kemi nevojë për të qenë bashkë dhe veç e veç, është e rëndësishme. Prindërimi s’duhet të konsiderohet punë, ajo është një marrëdhënie që ka në bazë të saj dashurinë.”

Në vijim të diskutimit, gjithashtu mjekja Lira Gjika, tha se tashmë në dorë nëna mban telefonin dhe në dorën tjetër fëmijën, por kjo nuk e bën një nënë më pak të mirë sepse sot nuk rrihen fëmijët si në të kaluarën, megjithatë 1 në 2 fëmijë, sipas statistikave rrihet, u shpreh me keqardhje mjekja.

Gjithashtu e pyetur nëse ka diferencë prindërimi mes nënës dhe babait, znj. Lira jep argumentin se duke ndarë llojin e dashurisë që ka secili nga prindërit për fëmijët ndahet në këtë mënyrë dhe lloji i përgjegjësisë që ndjen secili nga të dy prindërit.

“Dashuria mes nënës dhe babit ndryshon. Nëna ka dashuri mbrojtëse dhe babai ka dashuri orientuese”. Teksa shpjegonte këtë diferencë, mjekja e njohur përmendi se “… është një traditë mijëvjeçare në të cilën thuhet se ‘nëna më mëkoi, babi më mësoi’ dhe të dy gërshetohen për të krijuar njeriun që përballon të ardhmen. ”