Mos bëni plane për fundjavën pa parë njëherë motin!
E diela në mbrëmje pritet të sjellë reshje shiu thuajse në gjithë territorin shqiptar. Meteorologa e Meteoalb Adiola Bani bën parashikimin për këtë fundjavë, ku tregon se kryesisht fundjava do të jetë me kthjellime, përveç mbrëmjes

Adiola Bani:

Moti sot do paraqitet me vranësira të shpeshta kur herë pas here do kemi zhvillim të tyre duke na sjellë reshje në formën e shiut në pjesën më të madhë të territorit shqiptar. Vetëm në zonat e thella malore do kemi reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Presim përmirësim të kushteve atmosferike sot gjatë orëve të pasdites. E shtuna do paraqitet me mot të kthjellët vetëm ndonjë shi i izoluar në zonat jugperëdimore të territorit shqiptar.

Kjo situatë do vijojë me kthjellime deri të dielën pasdite ku presim sërish ardhjen e një sistemi vrsanësirash në zonat perëndimore edhe gradualisht vranësira dhe reshje gjatë natës do përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Sa i përket temperaturave të ajrit sot vlerat ditore do luhaten nga 2 në 15 gradë. Celsius. Gjatë fundjavës do kemi rënie të papërfillshme gjatë orëve të mëngjesit por mesdita mbetet konstante.
Shtuar më 04/12/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori