Mos bëni më kompromise, porositi Diogardi liderët kosovarë
Albeu.com
Kryetari i Ligës qytetare shqiptaro-amerikane Joseph DioGuardi deklaroi se pavarësia e Kosovës do të njihet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai njëherit ka shtuar se pavarësinë e Kosovës do ta njohin edhe 25 shtete evropiane, komente këto të bëra në konferencën për gazetarë të mbajtur në Prishtinë.
Diogardi vjen në Prishtinë pas vizitës në Izrael, që kishte për qëllim lobimin për statusin e Kosovës. Dio Guardi porositi liderët kosovarë që të mos bëjnë më kompromise për qështjen e statusit të Kosovës në mënyrë që të fitohet termi pavarësi. Dokumenti i Ahtisaarit sipas tij është kompromisi më i lartë i mundshëm.
Shtuar më 16/11/2007, ora 21:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori