Mort në vend të dasmës, babai i vrarë nga i biri përcillet për në banesën e fundit
Pëlqej
Familja Metallari duhej të kishte një gëzim të madh vetëm tre javë më vonë por gjithçka u kthye në një tragjedi të dhimbshme.

Dasma e vajzës së madhe do vinte shumë shpejt, në mes të gushtit por morti është ai që hapi dyert në shtëpinë e tyre.

Myftar Metallari është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit rreth orës 11 të mesditës, pasi u qëllua ditën e djeshme me armën e shërbimit nga i biri, Miraldi, i cili për momentin ndodhet në burg.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij nuk e shoqëroi dot në këtë ditë të fundit mbi tokë, pasi ndodhet në spital. Edhe atë e kapi një prej plumbave të lëshuar nga arma e të ndjerit Myftar, i cili punonte si polic.

Miraldi është shfaqur i penduar për krimin dhe ka deklaruar shpeshherë se nuk donte ta vriste të atin.

Ndërsa pyeste vazhdimisht për gjendjen e nënës, e cila u plagos teksa tentonte të ndalte të birin, Miraldi tha se nuk mund t’ia falte vetes që kishte shkatërruar jetën e motrës. Sipas dëshmisë së tij, pas tre javësh, në mes të gushtit motra e tij e madhe martohej. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2017, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori