Morën 1300 euro për denoncimin, arrestohen oficeri dhe inspektori i krimeve në Tiranë
Pas transmetimit të investigimit ne emisionin “Stop” ne TV Klan, ku shfaqen dy punonjës policie qe dyshohet se kane marre një shume monetare ne favor te ndikimit për një çështje, SHÇBA e Tiranes, ka nisur menjëhere hetimet dhe konkludoi me ndalimin e tyre.

Ne orët e vona te mbrëmjes se sotme u arrestuan punonjesit e policise: – Ramazan Hoxha, referent ndihmës/specialist i Policisë se Zonës.
– Gjovalin Mali, ndihmës/specialist i Policisë se Zonës, te dy pranë Komisariatit nr. 4 ne Tirane.

Ata akuzohen për “Korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se kane perfituar rreth 1300 euro, duke ndikuar ne mënyrë te paligjshme ne një konflikt mes palëve. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2017, ora 23:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori