Morinë, arrestohet i shumëkërkuari i SHBA
Policia shqiptare ka arrestuar një të shumëkërkuar nga drejtësia amerikane. Haki Kelmendi i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i konsideruar si një nga 5 personat më të kërkuar të policisë shqiptare u ndal në kufi.

Arrestimi i tij u bë nga Pika Kufitare në Morinë, ku dhe iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme parash.

Prej disa vitesh, Kelmendi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të qenieve njerëzore. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori