Mori vesh për shtatëzaninë e vajzës, vrau gruan
Shtatëzania e vajzës ka bërë që 45 vjeçari Xhemal Abazi të hakmerret kundër gruas së tij duke e vrarë atë. Pasi ka marrë vesh që vajza e tij 20 vjeçare kishte pasur një lidhje me një djalë ku kishte mbetur shtatëzënë ai ka debatuar me gruan e tij dhe më pas e ka qëlluar atë me tre plumba pistolete.


Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Luzh të Komunës së Llugajt. Pas ekzekutimit të bashkëshortes Naime Abazi, autori i krimit është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit bëjnë me dije se nëna e 4 fëmijëve u vra pas një sherri të çastit nga burri i saj.
Shtuar më 04/03/2012, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori