Zetori bie në kanal dhe e zë poshtë, ndërron jetë 43-vjeçari në Fier (VIDEO)

Një tjetër aksident ka ndodhur në Fier, ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar.

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur në fshatin Boçovë dhe i vdekur ka mbetur shtetasi Eduart Metushi 43-vjeç.

43-vjeçari duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj./albeu.com/