Mori përpara makinën tjetër e rrezikoi jetën e dy këmbësorëve, autori shpëton me një gjobë!
Pak ditë më parë një aksident i rëndë ndodhi në Tiranë ku nga shpejtësia e lartë u përplasën dy makina, dhe rrezikuan jetën e dy të këmbësorëve.

Por shtetasi Stiverjan Dashi, i riu që shkaktoi aksidentin e rëndë pranë ambasadës italiane ka marrë vetëm dënim administrativ, gjobë.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, version 750 LI, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda.

Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia e Tiranës nuk bëri asnjë njoftim zyrtar, pavarësisht se ishte i rëndë. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2021, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori