Mori peng punonjësit, arrestohet pronari
Policia e Elbasanit ka arrestuar katër persona, të cilët morën peng 4 punonjësit e një servisi, një ditë më parë. Mësohet se në pranga kanë rënë vëllezërit Albert dhe Besnik Mani, ky i fundit pronari i servisit, dhe Elnkelejd Sinani e Durim Haka.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi të shtunën pasdite kanë marrë peng në ambientet e servisit 4 punonjësit D.Bufi, E.Bufi, E.Dragoti dhe S.Abdulla, të moshave 25-30 vjeç. Mësohet se shkak është bërë grabitja e një shume prej 4 mijë eurosh nga arka e servisit, për të cilën pronari fajësonte katër punonjësit. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2012, ora 11:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori