Mori peng një fëmijë 15 vjeç në Elbasan , arrestohet taksisti
Një taksist që tentoi të rrëmbejë një fëmijë 15 vjeç në Elbasan është arrestuar nga Policia. Edhe pse nuk ka shumë detaje, bëhet e ditur se taksisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur forcërisht ka dashur të fusë në mjetin që ai drejtonte një fëmijë.

Rrethanat janë të paqarta, por Policia dyshon për një rast rrëmbimi, ndaj dhe ka bërë arrestimin e taksistit Sami Meta 55 vjecc. Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijës, të cilët njoftuan Policinë.
Shtuar më 17/09/2019, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori