Shqiponja e Artë vret dhinë e egër në Itali (VIDEO)

Momenti i frikshëm kur një shqiponjë e artë hodhi kthetrat e saj në qafën e një dhie të egër, e ngre në ajër kafshën në panik dhe më pas e mbyt derisa dhia të ketë ngordhur, është kapur në një skenë nga seriali i ri i dokumentarëve të BBC ‘Frozen Planet II’.

Sipas Daily Mail, skena është xhiruar në Alpet italiane dhe është përfshirë në episodin e serialit legjendar David Attenborough që do të shfaqet të dielën e ardhshme. Në fakt, rrjeti britanik BBC thekson se për herë të parë në histori është regjistruar një shqiponjë e artë duke vrarë një dhi të egër, pasi kjo është diçka krejt e pazakontë.

Pavarësisht se dhia e egër ka pesë herë peshën e shqiponjës së artë, zogu grabitqar sulmon nga lart, duke e kapur me lehtësi relative dhinë, raporton protothema.gr.

Episodi i titulluar “Majat e ngrira” ndjek dy shqiponjat e arta gjatë sezonit të tyre të çiftëzimit. Dy zogjtë e bukur vrasin dhitë e egra të reja duke i hedhur nga shkëmbinjtë e lartë për të gllabëruar më pas kufomat e tyre. Por në fund të verës, për habinë e ekuipazhit të BBC, një shqiponjë e artë u pa duke sulmuar një dhi të egër të rritur, me skenën e rrallë të kapur nga kamera e Frozen Planet II.


Shtuar 23.09.2022 07:40