Morën pjesë në mort, pse ISHP insistoi për tamponin e Edmond dhe Robert Budinës
Ditën e sotme u raportua se dy vëllezërit Edmond dhe Robert Budina janë infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur dhe nga kryeministri Rrama.

Pak ditë më parë, dy artistët kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të hallës së tyre, e cila është njëkohësisht edhe bashkëshortja e aktorit Sulejman Pitarka.

Më herët, ISHP kishte zbuluar një rast pozitiv me koronavirus që kishte marrë pjesë në këtë ceremoni varrimi.

Nisur nga ky fakt, ISHP ka insistuar që t’u marrë tamponin vëllezërve Budina, gjë e e cila ka ndodhur mbrëmë në orën 18:00.

Ndërkohë avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja tha për abc neës se do të bënin padi për publikimin e emrave të vëllezërve Budina si të prekur nga koronavirusi, gjë e cila po përdorët politikisht sipas saj.
Shtuar më 19/06/2020, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori