Moratoriumi i skafeve shqyrtohet në komisionin e sigurisë
Në Komisionin e Sigurisë shqyrtohet sot shfuqizimi i ligjit për moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Nisma për shfuqizimin e ligjit është hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaçi ndërsa është firmosur nga të gjithë deputetët socialistë.


Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohet që të hiqet bllokimi i mjeteve lundruese në Shqiperi, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë. /albeu.com/

Shtuar më 29/05/2012, ora 09:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori