Moratinos: Ne veri te Kosoves duhet te rivendoset stabiliteti
Albeu.com
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq, u takua në Madrid me kolegun e tij spanjoll Miguel Angel Moratinos, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Të dy ministrat vlerësuan bashkërisht, se kur është fjala për Kosovën, dhe duke pasur parasysh se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shqyrton çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së njëanshme, është e domosdoshme të insistohet në respektimin e të drejtës ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Ministrisë spanjolle të Punëve të Jashtme.

Moratinos tha se Spanja, e cila deri në qershor kryeson Këshillin e BE-së, dëshiron të bashkëpunojë me autoritetet kosovare në fushat që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të qytetarëve, siç janë policia dhe doganat.

Ministri spanjoll tha se në veri të Kosovës duhet të rivendoset stabiliteti dhe është e nevojshme bashkëpunimi i të gjitha palëve, për të ndërtuar shoqërinë multietnike të bazuar në tolerancë dhe respekt.

Moratinos shfrytëzoi rastin që nga Serbia të kërkojë ndihmë në procesin e stabilizimit në BeH, në mënyrë që ky vend të vazhdojë të lëvizë drejt integrimeve evropiane, thuhet në deklaratë.
Shtuar më 24/02/2010, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori