"Kam marrë nga
Angela Merkel “PO”-në, që ta dini. Kjo histori është hapur përpara vendimit për negociata."
Edi
Rama ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në takimin që ka pasur në Berlin disa javë më parë, ka marrë në zyrën e kancelares Gjermane “PO” të prerë për negociatat.
Rama tha në “Opinion” se ndryshe nga sa u komentua se kishte dalur nga ai takim i rrahur dhe qortuar nga kancelarja, e kundërta sipas tij është e vërtetë duke lënë të kuptohet në njëfarë mënyre ai është 'tradhtuar' nga
Merkel.
“Ju merreshit me doli si i lagur, i rrahur, i qortuar… me kokë poshtë. Por në atë zyrë në Berlin kam marrë nga
Angela Merkel “PO”-në, që ta dini.
Kjo histori është hapur përpara vendimit për negociata. Shqipërisë i kanë kërkuar gjëra që nuk i janë kërkuar vendeve të tjera”, tha ndër të tjera
Rama.
Shtuar më 24/10/2019,
ora 22:25